Hamiltoni, Verstappenit: Mercedesi im është një përbindësh

25 nëntor 2021 | 13:20

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, po garon edhe këtë sezon për një tjetër titull. Ai shpreson që këtë sezon të përsëritë rikuperimin që ai dhe Mercedesi bënë ndaj Ferrarit dhe Sebastian Vettel në vitin 2017.

Piloti britanik mendon se njëvendëshja gjermane tashmë është më e fuqishme krahasuar me fillimin e mesit të sezonit dhe sipas tij kjo do t’i japë më shumë epërsi.

“Ne jemi përqendruar gjithnjë për të përmirësuar nivelin e makinës. Ky ishte një sezon konfuz, disa herë ishim superiorë e disa herë inferiore ndaj Red Bull. Rregullat e këtij viti hodhën poshtë gjithçka kishim ndërtuar ndër vite. Me kalimin e kohës arritëm të rikthejmë makinën pretendente të viteve të fundit. mendoj se Mercedes që kemi në dispozicion tani është një përbindësh”, ka thënë Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet…