Hamiltoni: Vështirë të konkurrohet me Ferrarin

12 qershor 2018 | 11:10

Lewis Hamiltoni ka dalë i zhgënjyer me vendin e pestë në Çmimin e Madh të Kanadasë, vend i cili bëri që britaniku të parakalohej në renditjen totale nga Vetteli me 1 pikë.

“Nëse nuk punojmë mirë do të jetë e vështirë ta mposhtim Ferrarin. Ata kanë një potencial të madh. Duhet ta mbajmë kokën ulur e duhet të punojmë”, ka deklaruar Hamiltoni pas garës në Kanada. Por për Hamiltonin edhe vendi i pestë për të ishte shumë në këtë garë, pasi problemet me makinën mund të kishin bërë që ai të mos e kishte përfunduar garën.

“Fuqia e motorit vijonte të ngrihej e të ulej në mënyrë të çuditshme. Kisha frikë se mund të ndodhte ndonjë prishje por, fatmirësisht, ia dola ta përfundoja garën”, ka deklaruar piloti i Mercedesit, duke shtuar se: “Imagjinoja një fundjavë ndryshe, por për shkak të këtij problemi mund të kishte përfunduar edhe më keq”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 19-vjetorin…