Hamiti i LDK-së: Deri kur do t’i besojnë njerëzit propagandës së VV-së?

08 prill 2024 | 19:02

Anëtari i Krysisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ks thënë se qeveria e Vetëvendosjes po e bën vepër korrupsionin me sukses të madh.

Ai pyet se ‘deri kur do t’i besojnë njerëzit kësaj propagande’.

“Qeveria e Vetëvendosjes po e bën vepër korrupsionin, me sukses të madh. Qeveri me numrin më të madh, madje në rritje, të tenderëve njëburimorë, që janë burim i korrupsionit qeveritar. Apetiti i kësaj Qeverie për korrupsion është i pakundshoq. Po të mos e kishte, do të ndalej. Ndërkohë, propagandën e bën sikur po e lufton korrupsionin. Deri kur do t’i besojnë njerëzit kësaj propagande?,”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përmes një video të publikuar në rrjete…