Mori pjesë në gara të shpejtësisë, policia e gjobit një person me 400 euro dhe për dhjetë muaj i ndalohet vozitja

08 prill 2024 | 18:59

Policia e Kosovës, përmes një video të publikuar në rrjete sociale, ka identifikuar shoferin i cili ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, shkruan Reporteri.net.

Ndaj të njëjtit është shqiptar gjobë 400 euro, katër pikë negative, e poashtu i është marrë leja për dhjetë muaj.

Njoftimi:

“Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…