Hamza: Ka buxhet të mjaftueshëm për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

12 prill 23:40

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Sa i përket aspektit buxhetor aty duhet të ketë buxhet shtesë. Jam i sigurt që për atë çështje gjithmonë mund të modelohet zgjidhje”, ka thënë ai.

Hamza ka deklaruar se ky buxhet mund të sigurojë ushtrinë edhe në rrugëtimin e saj për anëtarësim në NATO.

“Ka mundësi që të sigurohen fonde të mjaftueshme që në momentin që FSK transformohet në ushtri, të ketë buxhet të mjaftueshëm që të vazhdohet tutje edhe deri në anëtarësim e saj në NATO. Nëse ka diçka që është përtej kësaj, atëherë duhet të bisedohet”, ka thënë ai në “Zona e Debatit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e…