Hamza nënshkroi kontratat e bursave për 230 studentë

04 qershor 2023 | 12:47

Në hapësirat e Muzeut të Qytetit, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka nënshkruar kontratat për bursa me 230 studentë për vitin akademik 2022/2023.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gëzim Stavileci, i cili ka përgëzuar të gjithë studentët bursistë të cilët falë angazhimit të tyre kanë arritur t’i përmbushin kriteret e të jenë përfitues të bursës komunale.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari Hamza, ka thënë se me bindje të plotë i qëndron fjalës së tij se investimi në arsim është investimi më i nevojshëm në shoqërinë tonë, duke shtuar se financimi i bursave asnjëherë nuk llogaritet si shpenzim, përkundrazi, është investimi më i duhur për të ardhmen.

“Ndihem shumë krenar që kemi arritur të rrisim numrin edhe për 180 bursa për studentët e Mitrovicës dhe pa dyshim që kjo mbështetje financiare nga institucionet lokale do të shërbej si një motiv shtesë në ambiciet tuaja në rrugën e ngritjes dhe aftësimit profesional. Urime dhe suksese për të gjithë studentët”, është shprehur kryetari Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomacia perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të…