Hamza priti në takim ambasadorin e Britanisë, biseduan për zhvillimet në Mitrovicë

29 mars 2024 | 11:02

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur dje në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me ç’rast e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhje në Komunën e Mitrovicës.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen aktuale të qytetit të Mitrovicës dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.

Ndërkaq, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Hargreaves, ka falënderuar kryetarin Hamza për mikpritjen, duke u dakorduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, konkretisht fusha që ndikojnë në zhvillimin e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës dhe parandalimit të…