Policia arreston tre persona për përfshirje në vepra penale të narkotikëve

29 mars 2024 | 10:57

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës dhe parandalimit të trafikimit me lëndë narkotike, në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë si dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të narkotikëve.

Rasti i parë, operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, ndërkaq rasti i dytë në rajonin e Pejës.

Lidhur me rastin e parë, njëri nga të dyshuarit ndodhet në arrati teksa dy nga të dyshuarit tjerë janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit janë ndaluar për 48 orë.

E lidhur me rastin e dytë i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim mbi ndalimin në afat prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut…