Hamza priti në takim përfaqësuesit e “Lagjes së Boshnjakëve”, flasin për vërshimet

06 shkurt 2023 | 14:41

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri, sot kanë pritur në takim përfaqësues të “Lagjes së Boshnjakëve”, që gjenden në pjesën veriore të qytetit.

Temë kryesore e takimit ishte situata e krijuar pas vërshimeve në Mitrovicë dhe tejkalimi i kësaj fatkeqësie.

Përfaqësuesit e “Lagjes së Boshnjakëve” kanë falënderuar kryetarin e komunës Bedri Hamza për ofrimin e ndihmave dhe mbështetjen e dhënë ndaj banorëve të kësaj lagjeje gjatë vërshimeve të fundit.

Ndërsa kryetari Hamza shprehu gatishmërinë që t’iu dalë në ndihmë të gjithë banorëve të “Lagjes së Boshnjakëve”, pa dallim.

Në “Lagjen e Boshnjakëve” janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike rreth 66 familje, ku në shenjë falënderimi përfaqësuesit e kësaj lagjeje i kanë dhuruar mirënjohje kryetarit të komunës, Bedri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Big Brother VIP Kosova ka marr vëmendje të madhe dhe…