Hamza takon operatorët ekonomikë lokal të Mitrovicës

20 janar 2023 | 13:44

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me operatorët ekonomikë dhe lokal të komunës së Mitrovicës për menaxhimin e situatave emergjente, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe gatishmërinë e tyre të treguar me rastin e vërshimeve në Mitrovicë.

Në fjalën e tij, kryetari Hamza, ka thënë se në një situatë të tillë me të cilën po përballet qyteti i Mitrovicës si pasojë e të reshurave të shiut dhe vërshimeve të shumta, çmon lartë kontributin dhe vullnetin tuaj të treguar në tejkalimin e kësaj situate.

Ai më tutje ka shtuar se krahas përgjegjësive të ndërmarra nga niveli lokal kërkoj nga ju, që me kapacitetet tuaja maksimale t’i dilni në ndihmë bashkëqytetarëve, deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Gjatë këtij takimi, kryetari Hamza ka përmendur edhe humanizmin e treguar nga qytetarët dhe subjektet afariste që në këtë gjendje emergjente, familjet e prekura nga vërshimet, të mbështeten me ushqim, veshmbathje dhe strehim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garuesja në kërcime me ski, Sophie Sorschag, do të garojë…