Handanoviq: Tani dua tituj me Interin

26 shtator 2019 | 16:29

Pas suksesit kundër Lazios, Samir Handanoviq, ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren e arritur ndaj Lazios. “Më shumë sesa e prisja, e dëshiroja fitoren”, ka nënvizuar kapiteni i Interit.

“Vuajtëm, por në pjesën e dytë duhet ta siguronim sepse në ndeshje të tilla nuk duhet të rrezikosh deri në fund, duhen mbyllur më parë. Seria pozitive e fitoreve nënkupton që duhen korrigjuar gabimet dhe të mendojmë për sfidën që na pret të shtunën. Kampionati është i ekuilibruar dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal. U shfaqëm në disa raste të pasaktë, mbi të gjitha në pjesën e dytë ku u vendosëm keq në fushë dhe për pak u ndëshkuam. Ndaj, nuk duhet të mendojmë se u paraqitëm mirë. Në Itali fitojnë skuadrat që pësojnë më pak gola dhe e rëndësishme është që morëm tri pikët. 300 ndeshje? Tani më mungojnë titujt, janë objektivi im. A ndihem më i fortë se sezoni i kaluar? Po, çdo vit. Sa vjen dhe po përmirësohem dhe nuk i vendos asnjëherë vetes limite”, përfundoi Handanoviq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi…