Suhareka voton buxhetin komunal për vitin 2020

26 shtator 2019 | 16:28

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se Kuvendi Komunal i Suharekës ka votuar buxhetin komunal për vitin 2020.

“Kuvendi Komunal i Suharekës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt sot, ka votuar buxhetin komunal për vitin 2020. I falënderoj të gjithë asamblistët për bashkëpunimin, vërejtjet dhe sugjerimet. Unë do të jem bashkëpunues dhe i hapur, për zbatimin dhe menaxhimin e buxhetit të qytetarëve konform ligjit dhe rregullave”, ka shkruar Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në Komunën e…