Hani i Elezit pranon një donacion me karroca për persona me aftësi të kufizuara

17 janar 2021 | 16:38

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit ka pranuar një donacion me karroca për persona me aftësi të kufizuara.

Ky donacion ka ardhur nga një mërgimtar i Hanit të Elezit i cili ka dëshiruar të mbetet anonim. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale falënderon këtë mërgimtar dhe gjithë diasporën për kontributin e dhënë.

Sipas kësaj drejtorie këto karroca do të jenë në shërbim për qytetarët në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Komunal i Gjilanit i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri,…