HAP GJIGAND I NJERIUT, HAP I VOGËL I NJERËZIMIT

12 gusht 2020 | 10:07

Nga: Ismail Syla

“That’s one small step for a man, one giant leap for mankind” Neil Armstrong”, “Ky është një hap i vogël për njeriun, një hap gjigand për njerëzimin” kjo thënie e Niel Armstrong po krahasua me thënien latine “Ars longa, vita brevis” mund ta ketë një kuptim më të ndryshëm sesa që ekziston prej momentit kur këmba e Neil Armstrong shkeli në sipërfaqen e Hënës, korrik 1969.

Thënia latine na kujton faktin që jeta është e shkurtër, arti është i gjatë. Në interpretim më të lirë, jeta e njeriut, e Virgjilit, Ciceronit, Dante Aligierit, Alberto Moravisë etj. është e shkurtër, por arti si dukuri estetike, letrare, muzikore, figurative etj, si artefakt është i përjetshëm, i pavdekshëm, kushtimisht, pra, aq sa do të ketë njerëzim, aq sa do të ketë planet Tokë etj.

Hapi i njeriut, në këtë rast është hapi i Armstrongut, hapi që përfaqëson njeriun e gjeneratës së tij dhe të arriturat teknike të gjeneratës së tij. Duke shkelur në sipërfaqen e hënës, ai hap i vogël fizikisht, është hap gjigand i njeriut (individit). Hap gjigand i gjeneratës së Armstrong dhe gjithë njerëzve të vitit 1969.

Por, nëse nisemi nga e vërteta se njerëzimi si kategori abstrakte është pafundësia e mundshme e gjeneratë pas gjeneratave, atëherë mund të themi se njeriu (si qenie individuale) është i përkohshëm, ndërkaq njerëzimi (kolektivi) i përjetshëm.

Nëse më 1969 njeriu shkeli në hënë, është hap i madh për njeriun. Por të arriturat e njeriut nëpër kohë dhe gjenerata (njerëzimi) janë të pandalshme.

Hapi i madh i Armstrong (i individit) është hap i vogël për njerëzimin, i cili ndër vite e dekada do të ketë arritje edhe më të mëdha se shkuarja dhe shkelja në sipërfaqen e Hënës.

Shkelja e këmbës së njeriut në Hënë është hap i madh për njeriun, por hap i vogël për njerëzimin.

Njerëzimi nuk do rresht së kërkuari për arritje të mëdha e më të mëdha, ndër vite dhe gjenerata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AZIZ MUSTAFA   (Zogu gjigant në qiell) Aeroplani i Turkish…