Hapet aplikimi për grante të vogla për turizëm në Kamenicë

22 nëntor 2019 | 15:34

Projekti “Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore”, i cili është duke u realizuar nga organizata joqeveritare “Proactive” në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë (DZhED) në Kamenicë, ka njoftuar qytetarët se ka përfunduar me sukses seria e takimeve informuese me banorët e fshatrave Tugjec, Kranidell, Poliçkë, Lisockë dhe Zajçec.

Ky projekt synon të krijojë të ardhura për ekonomitë familjare në zonat e Malësisë në Komunën e Kamenicës, nëpërmjet turizmit rural.

“Dhjetëra qytetarë që kanë qenë të pranishëm nëpër këto takime kanë pranuar aplikacione për grante dhe për trajnime, të cilat duhet t’i dorëzojnë deri më datë 29 nëntor 2019, në objektin e Komunës së Kamenicës tek Zyra e Turizmit pranë DZhED-së, apo mund t’i dërgojnë edhe përmes e-mail adresës [email protected]. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit e tjerë që nuk kanë mundur të marrin pjesë në këto takime, mund të kontaktojnë në numrin 049 368 663(‘viber’ dhe ‘whatsapp’), për informata shtesë dhe takime të drejtpërdrejta”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse sot nuk është e tija, por e ish-gruas,…