Hapet aplikimi për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë
10 korrik 2023
| 13:35
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimin për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Ky afat do të jetë i hapur nga data 10 korrik deri më 18 gusht.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vazhdon të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët), dhe akuakulturë si dhe mbështetja për Primin e Sigurimeve bujqësore”, thuhet në njoftimin për medie.