Hapet edhe dega e dytë e AFK-së në Pejë

12 shtator 2018 | 14:12

Nga sot të gjithë bujqit dhe bizneset e Pejës do të mund të marrin më shumë shërbime nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) pas që ky institucion mikrofinanciar ka hapur edhe degën e dytë në këtë komunë.

Kjo është dega e 22-të që AFK-ja ka hapur në Kosovë.

Edmond Beqiri, anëtar i Bordit të Agjencisë së Financimit në Kosovë (AFK) ka bërë me dije se se ndihen krenar që fillimet e tyre i kanë në qytetin e Pejës, pasi kanë nisur me një portofolio prej 2 milionë euro, ndërsa tani kanë arritur ta zgjerojnë portofolion e tyre në rreth 30 milionë euro.

Po ashtu, ai ka thënë se misioni i këtij institucioni mikrofinanciar është human për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që nuk marrin përkrahje financiare nga bankat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për…