Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

12 korrik 2022 | 11:14

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022/2023.

Sipas njoftimit është thënë se gjithsej 5 mijë e 497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

“Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik 2022”, është thënë në njoftimin e UP-së.

Aplikimi mund të bëhet në platformën online: https://apliko.uni-pr.edu/ dhe do të jetë i hapur nga sot (e martë) deri më 19 korrik,në orën 16:00.

Gjatë kësaj periudhe do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit fizik nga kandidatët. Dokumentacioni do të pranohet çdo ditë, me përjashtim të të dielave.

Më shumë informacione rreth konkursit mund t’i gjeni duke klikuar: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita FC nuk e ka nisur mbarë aventurën në garat…