Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

03 shtator 2019 | 15:23

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2019/2020.

Konkursi do të jetë i hapur prej nga 4 shtator deri më 13 shtator 2019.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve (QS), aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS në: web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar “Facebook”- Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4 000 studentë, për të cilët do të ofrojë strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi për një student do të jetë 35 euro nëmuaj (20 euro banimi dhe 15 euro ushqimi).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zbulimit të shtatores së heroit Xhavit Haziri në Obiliq,…