Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 76 të Festivalit të Kanës

18 maj 2023 | 10:57

Për të dymbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Ndër të tjera do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Montana është bërë shteti i parë amerikan që e ka…