Hapet qendra e tretë për të moshuar në Prishtinë

20 qershor 2019 | 17:17

Në lagjen “Pejton” të Prishtinës është hapur të enjten qendra e tretë për të moshuar.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe në këtë qendër të moshuarit do të mund të kalojnë kohën se bashku duke pire kafe e qaj, dhe duke zhvilluar lojëra të ndryshme.

Ahmeti ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapet edhe qendra e katërt në lagjen “Ulpiana” të kryeqytetit.

Kryetari Ahmeti, ka thënë se përveç qendrave të moshuarve hapësira të ngjashme do të krijohen edhe për të rinjtë e kryeqytetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ia ka dorëzuar…