Hapet sesioni informues për aplikimit në programin ‘Horizon 2020’

13 nëntor 2018 | 14:01

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e sesionit informues për mënyrën dhe mundësitë e aplikimit me projekte shkencore në programin “Horizon 2020”, i cili është organizuar nga Komisioni Evropian.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka thënë se shpreson që ky sesion informues për programin më të madh hulumtues në Evropë, t’iu shërbejë hulumtuesve tanë për të mësuar se si mund të përfitojnë dhe të bëhen pjesë e këtij programi.

“Ne Ministria, ju të nderuar profesorë, hulumtues, kemi obligim që jo vetëm të fillojmë një epokë të re të hulumtimit, por që të fillojmë t’iu japim një mësim dhe të krijojmë një traditë për të rinjtë tanë që të fillojnë të merren me hulumtim dhe shkencë”, ka theksuar Bytyqi.

Ai ka deklaruar se MAShT-i gjithashtu ka krijuar disa mekanizma institucionalë në përkrahje të hulumtimit dhe shkencës dhe përmendi faktin se Ministria financon disa projekte të vogla lidhur me hulumtimet.

“Jam i vetëdijshëm që ky është një hap shumë i vogël, por duhet të na shërbejë si një hap, i cili pastaj të krijojë një mundësi të bashkëpunimit mes përfituesve të këtyre projekteve që ta krijojmë idenë se si t’u qasemi programeve të mëdha siç është ‘Horizon 2020”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka përmendur edhe miratimin e rregullores për pikat kombëtare të kontaktit duke shtuar se tashmë janë emëruar personat në këto pika, ndërsa përmendi edhe anëtarësimin në COST si anëtarë fqinj të parë.

Ministri ka shprehur besimin e tij se Kosova ka kapacitete për hulumtim dhe kërkim shkencor.

Sipas tij, duhet t’i bashkojmë forcat kur flasim për projekte të mëdha dhe në këtë mënyrë të bëhemi pjesë e “Horizon 2020”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka bërë me dije se…