Hapja e Bankës së Diasporës në Kosovë mbetet vetëm nismë

14 shtator 2019 | 10:57

Në vitin 2018, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës kishte nisur takimet me autoritetet në Kosovë për hapjen e Bankës së Diasporës, por që deri më tani, ende nuk kanë filluar procedurat për një investim të tillë në vend.

“Radio Evropa e Lirë” ka bërë përpjekje që t’i kontaktojë përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për të themeluar një bankë, të interesuarit duhet fillimisht të aplikojnë për licencë për zhvillim të veprimtarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në pritje të aplikimit nga investitorët e diasporës për hapjen e një banke në Kosovë.

“Kemi pasur disa aksionarë bashkatdhetarë që dëshirojnë të hapin Bankën e Diasporës. Kemi pasur takime, jemi në pritje të aplikacionit”, thotë Mehmeti.

Në anën tjetër, edhe Qëndresa Fazliu, nga Ministria e Diasporës, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se ka pasur interesim të investitorëve nga diaspora për hapjen e kësaj banke dhe se janë zhvilluar takime, porse investimi nuk është jetësuar ende.

“Ideja për Bankën e Diasporës ka qenë e promovuar fillimisht nga ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi. Mirëpo, fatkeqësisht ky projekt ka mbetur në nivel të diskutimi, pasi që nuk ka pasur asnjë hap konkret, pra nuk janë zhvilluar fazat për regjistrimi të bankës dhe as për marrjen e licencës së saj, ka mbetur vetëm si ide, për të cilën nuk është punuar. Megjithatë, ministri Gashi është zotuar se do të merret me këtë çështje”, thotë Fazliu.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/banka-e-diaspores-/30163111.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fidan Gërbeshi dhe Kastriot Rexha kanë folur për “Epokën e…