Hapoel Tel Avivi shpreh interesim për Beqirajn 

13 janar 2021 | 11:28

Sulmuesi nga Kosova që e përfaqëson Malin e Zi, Fatos Beqiraj, mund të kthehet sërish të luajë në kampionatin e Izraelit.

Interesim për futbollistin e Kosovës të skuadrës polake, Wisla Krakow, ka shprehur Hapoel Tel Aviv, ka njoftuar “sport1.maariv.co.il”.

Beqiraj pritet të largohet shpejt nga skuadra polake, ku nuk arriti të shënojë asnjë gol qëkur u transferua nga skuadra tjetër izraelite, Maccabi Netanya.

Pjesë e Wislës, Beqiraj u bë në qershor të vitit të kaluar, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthehemi pas në kohë kur ushtaret vajza zakonisht shërbenin në…