Haradinaj: 12 vjet më parë Kosova vendosi themelet e shtetit

09 prill 10:03

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se më 9 prill të vitit 2008 Kosova vendosi themelet e konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e vet. Me këtë rast ai i ka uruar të gjithë qytetaret dhe institucionet e vendit. “Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për ta pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Shkrimi i tij:

Më 9 prill të vitit 2008 Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën e saj. Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i madh njerëzish u dyndën drejt pikave të…