Haradinaj: AAK-ja nuk e arnon Qeverinë Kurti

01 nëntor 2022 | 21:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka në plan që të futet në një koalicion me Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur, siç është përfolur së fundmi.

Haradinaj, duke folur në Pressing të T7, ka thënë se “arnimi” i qeverisë Kurti nuk është gjë e mirë për Kosovën.

“Mjafton qeveria Kurti. Nuk mendoj që arnimi i kësaj qeverie është i mirë për këtë vend. Kushdo që e arnon këtë qeveri mozo ma keq për të dhe për Kosovë. Aleanca nuk e synon këtë. Nuk arnojmë qeveri Kurti. Kjo është e mbyllur”, është shprehur Haradinaj.

Ish-kryeministri i vendit Haradinaj ka thënë se edhe në opozitë ka ndikim në vendimmarrjen për fatin e vendit. Ai ka thënë se në mënyrë konstante zhvillon takime me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Gjatë emisionit, Haradinaj ka folur edhe për planin e ashtuquajtur franko-gjerman, për të cilin ai ka thënë se në thelb e përmban njohjen praktike të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë…