Haradinaj: Agim Ramadani nderoi mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar në 25-vjetorin e rënies së luftëtarit dhe heroit, Agim Ramadanin.
Haradinaj u shpreh në një postim në Facebook se Agim Ramadani ka nderuar Dukagjinin, Kosovën, e mbarë kombin shqiptar.
“Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun”, ka shkruar Haradinaj.
“Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar. Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, tha ish-kryeministri.



