Osmani për Agim Ramadanin: U dha jetë ëndrrave të popullit për të qenë të lirë

11 prill 2024 | 08:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e rënies së heroit, Agim Ramadani.

E para e shtetit, tha se Agim Ramadani u dha jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit të Kosovës për të qenë të lirë.

“Agim Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, respektivisht një personalitet poliedrik i shndërruar në hero”, shkroi Osmani në Facebook.

“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”.

“Ai dhe bashkëluftëtarët i dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit tonë për të qenë i lirë”.

“Heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismael Haniyeh ka konfirmuar se Izraeli ia ka vrarë tre…