Haradinaj, Albrightit: Ju keni mbetur përgjithmonë në zemrat tona

12 qershor 2019 | 11:35

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medeliene Albright, të cilën e ka falënderuar për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se ish-sekretarja Albright ka mbetur përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit.

“Kosova kujton me pietet dhe ndjenjë të respektit, angazhimin e Sekretares së Shtetit Medeliene Albright, për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Jemi të nderuar që sot, po e shënoni bashkë me ne, 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Që sot bashkë me ne, po nderoni sakrificën ndër breza, të popullit të Kosovës, për liri dhe pavarësi. Po nderojmë e kujtojmë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit prej nesh. Në familjet e shqiptarëve, në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit, Ju keni mbetur përgjithmonë. Faleminderit Sekretare Albright!”, ka thënë Haradinaj pas takimit me ish-sekretaren Albright.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

 /Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen…