Presidenti dekoron edhe ish-komandantin e KFOR-it

12 qershor 2019 | 11:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, edhe ish-komandantin e KFOR-it, Xavier de Marnac.

Në profilin e tij në “Facebook”, presidenti ka shkruar se ish-komandanti i KFOR-it ka dhënë një kontribut të çmuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. “Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova edhe ish-komandantin e KFOR-it dhe më pas ish-shef i EULEX-it në Kosovë, Xavier de Marnac. Ai dha kontribut të çmuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në…