Haradinaj: Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen

12 shkurt 2020 | 18:23

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”.

Ai ka njoftuar se në “dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional” Kryesia e AAK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!

Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!

 

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot,…