Haradinaj: Ambasadori amerikan na kërkoi t’i japim shans dialogut

31 janar 2019 | 11:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin që liderët shtetërorë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, nga ky i fundit është kërkuar që t’i jepet shans dialogut.

“Na kërkohet që t’i japim shansin dialogun. Na kërkohet edhe prej ambasadorit amerikan. Na kërkohet nga të gjithë që t’i japim shansin dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se këto mendime janë duke i dëgjuar me kujdes.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se tema e dialogut nuk duhet të ndërlidhet me taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Dëshira ime është ta shoh dialogun duke vazhduar, por nuk e kuptoj pse ndërlidhet vazhdimi i dialogut me një temë që është e Kosovës, në këtë rast”, ka thënë Haradinaj

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këngëtare ka bërë një lëvizje drastike për ta tërhequr…