Haradinaj: Angazhimi i mërgimtarëve për AAK-në është për t’u admiruar

10 janar 2021 | 14:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim mikun e tij, bashkudhëtarin politik, Ramadan Gashin, i cili jeton në mërgim.

Haradinaj i ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” Ramadan Gashit, për kontributin e tij dhënë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Ramadani konfirmoi besnikërinë e tij për mua dhe shtëpinë tonë të përbashkët Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Angazhimi i tij dhe shumë mërgimtarëve për AAK-në tash e dy dekada, është për t’u admiruar. Ata asnjëherë nuk humbën lidhjet me rrënjët e tyre në Kosovë, e as vlerësimin për njerëzit në të cilët besojnë fuqishëm. Me këtë rast i kam ndarë medaljen ‘Me besim në zot, atdhe e shtet’ për kontributin e tij për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca asnjëherë nuk shkëputi lidhjet me diasporën, njerëzit që i mbetën besnik Kosovës në periudha të ndryshme të historisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma nuk e ka lejuar Interin që të marrë…