Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën

04 nëntor 2019 | 09:37

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se amatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Ai ka kërkuar që të ndal kjo “çmenduri” e Serbisë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të konfirmimit…