Haradinaj: Bashkëpunimi rajonal, inkurajues për të ardhmen

27 gusht 2018 | 11:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Durrës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit.

“Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmen prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmën prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit.RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 27. August 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni i “GIF” me muzikë “TuneMoji” ka zyrtarizuar marrëveshjen me…