Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë

23 prill 2024 | 13:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve.

Lajmin e ka bërë me dije Haradinaj në një postim në “Facebook”.

“Në fundin e prillit të vitit 1998, u shënuan disa nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht i ndante shqiptarët. Sot, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë, bëmë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë. Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 4 people and text

May be an image of 11 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar…