Haradinaj bën homazhe të varri i Rugovës dhe viziton familjen e tij

11 janar 2019 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe ka vizituar familjen e tij.

Ai ka thënë se janë duke e vazhduar trashëgimin politike të Rugovës.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 peopleImage may contain: 6 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 12 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bërë homazhe…