Haradinaj: Borxhin prej 53 milionë euro e ka krijuar Qeveria Mustafa

05 korrik 2018 | 13:25

Me kërkesën e partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është thirrur sot në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel Enka”.

Haradinaj para deputetëve të ka bërë me dije se borxhin prej 53 milionë euro e ka krijuar Qeveria Mustafa.

“Ky borxh ka lindë në kohën e LDK-së, kryeministër ka qenë Isa Mustafa, ministër i Financave Avdullah Hoti. Qeveria Mustafa e ka krijuar borxhin prej 53 milionë euro”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas…