Haradinaj: Brenda vitit Kosova mund të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE

25 prill 2018 | 17:16

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson që deri në fund të këtij viti Kosova do ta fitojë të drejtën e liberalizimit të vizave.

Po ashtu, ai ka thënë se beson që Kosova deri në fund të vitit vendi mund të jetë aplikues për statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian (BE).

Haradinaj në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, e cila është organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë se është e vështirë të flitet për 10 vitet e ardhshme të Kosovës, por ka theksuar se është e qartë përcaktimi euroatlantik i vendit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë, Cristina Cifuentes, ka…