Elmi Reçica viziton kompaninë Dardania Model, vlerëson kontributin e biznesit vendor
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 17, Elmi Reçica, ka vizituar kompaninë “Dardania Model”, të cilën e cilësoi si shembull të punës së palodhshme, profesionalizmit dhe cilësisë vendore.
Reçica theksoi se me përkushtim dhe vizion, kjo kompani po dëshmon se bizneset kosovare mund të jenë konkurruese dhe të suksesshme si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Kënaqësi të vizitoj kompaninë Dardania Model, një shembull i punës së palodhshme, profesionalizmit dhe cilësisë vendore. Me përkushtim dhe vizion, kjo kompani po dëshmon se bizneset tona mund të jenë konkurrente dhe të suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Faleminderit për mikpritjen dhe bisedën e frytshme mbi sfidat, mundësitë dhe perspektivën e zhvillimit të sektorit prodhues në Kosovë”, ka shkruar Reçica në ‘Facebook’.



