Haradinaj deklarohet rreth çështjes së presidentit

23 tetor 2020 | 15:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur para medieve pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës me krerët e koalicionit qeverisës.

Haradinaj ka thënë se së bashku me partnerët kanë folur për disa tema.

“Ajo që e kemi preokupim është çështja ekonomike, sepse gjendja po përkeqësohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Pas këtij takimi, Haradinaj ka folur edhe për aktakuzat e Speciales që mund t’i konfirmojë Tribunali për presidentin dhe kreun e PDK-së.

“Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë në drejtësinë edhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UÇK-së në të gjitha situatat. S’po themi që do të ketë konfirmim. Kosova duhet të vazhdojë fuqishmisht t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës që munden me qenë të akuzuar, jo kundër drejtësisë po për drejtësinë”.

“Kosova është me drejtësinë, e dimë të gjithë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, është shprehur ai.

Haradinaj duket se është tërhequr pak për çështjen e presidentit. Ai ka thënë se këto situata nuk janë të lehta e do të gjejnë një përgjigje së bashku.

“Jemi në punë në këto situata që munden me qenë jo aq të lehta dhe besojmë që do ta gjejmë një përgjigje së bashku. Nuk kam përgjigje për këtë temë aktualisht, në të ardhmen do të bisedojmë si do të rrjedhin këto procese”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në…