Haradinaj dekoron Maxhun Çekajn me medaljen ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’

10 maj 2019 | 12:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës në Irzniq të Deçanit, e cila mban emrin e dëshmorit Maxhun Çekaj. Me këtë rast, Haradinaj ka dekoruar Çekajn me medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”.

Ai ka thënë se profesori Çekaj ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe një edukator i pashembullt.

“Sot është një nder i madh që jemi bashkë këtu në këtë shkollë që mbanë një emër shumë të respektuar dhe origjinal”.

“Nuk ka këndvështrim të caktuar që mund ta gjejë ndonjë defekt te emri që mbanë shkolla juaj. Ai ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore. Ishte një edukator i pashembullt. Ai i kthye në prind për luftëtarët e rinj”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj se emri i Maxhun Çekaj nderon çdo shqiptar. “I edukoi, i aftësoi dhe në fund nuk i la vetëm. Është diçka e jashtëzakonshme me pa një burrë me gjithë atë përvojë jetësore duke i aftësuar njerëzit e vet dhe në fund duke qëndruar me ta. Ky është rast unik dhe i mrekullueshëm”.

“Emri i tij nderon çdo hero shqiptar. Është shumë i qetë heroi Avni Rrustemi që kjo shkollë mban emrin e Maxhun Çekajt sepse ky emër është i merituar”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, ka paraqitur një model të…