Haradinaj: Demarkacioni ka pak hapësirë të negociohet mes kryeministrash

29 janar 2018 | 12:41

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Dushko Markoviq, ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit.

Sa i përket çështjes së demarkacionit mes të dyja vendeve, Haradinaj ka thënë se ka pak vend për negocim.

“Kjo temë është në parlament dhe nuk ka mbetur shumë hapësirë që të negociohet mes kryeministrash”, ka deklaruar Haradinaj, i cili ka bërë me dije se me Markoviqin do të bisedohet për tema bilaterale mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i 60 i çmimeve “Grammy” u mbyll me triumfin…