Haradinaj, deputetëve: Mos bëni moral të rrejshëm në lidhje me pagat

01 mars 2018 | 14:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët që mos të bëjnë moral të rrejshëm në lidhje me pagat, derisa ka theksuar se i ka mbetur merak një krevat e vendosur në rrethojat e Qeverisë së Kosovës gjatë aksionit simbolik të qytetarëve lidhur me vendimin për pagat.

Ka qenë deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila fillimisht ka thënë se Qeveria me politikat e saj po vazhdon të mirëmbaje sistemin e padrejtë, ku i pasuri po vazhdon të bëhet më i pasur dhe i varfëri më i varfër.

Haradinaj i është përgjigjur deputetes Haxhiu, duke i thënë se ata as në opozitë nuk kanë penguar me gaz lotsjellës të bëhet ligji për nivelizimin e pagave.

“E keni lënë Kosovën në një moral të rrejshëm, ordiner dhe po doni ta mbijetoni atë moral të rrejshëm. Nuk është ashtu më. Nuk është koha që duhet ta kesh jakën e këmishës së shqyer për t’u dok i moralshëm, ose që po i pinë dy kafe më shumë dhe qenke i keq”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka mohuar se zëvendësministrave u është rritur paga, derisa i ka thënë deputetit Sali Zyba që shpreson ta arsyetojë pagën prej 2000 eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…