Haradinaj: Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën

17 korrik 2023 | 23:20

Në kuadër të vizitës në Gjermani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me bashkatdhetarët në qytetin e Reutlingenit.

Ai ka biseduar me ta për zhvillimet aktuale në të cilat po kalon vendi ynë.

“Nga bashkatdhetarët mora interesim për rolin e Aleancës në opozitëbërje, dhe për vizionin tonë për diasporën. Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer. Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të…