Haradinaj: Do t’i nxjerri Çakorrin dhe Kullën

22 mars 2019 | 22:46

Në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Rahovec, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të jap diçka, që t’i ndreq të dy palët.
Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.

Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën. Haradinaj tha kur ka kërkuar që Amerika të futet në dialog, shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini nuk ka dalur në konferencë për shtyp më të.

“Amerika është vend i madh, vend i fortë, është vend që kryen punë të madhe nuk mundet me ardh me i kry këto të voglat, e me ja nis prej fundit. Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog, nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp, i kam thënë në rregull herën tjetër dalim bashkë. Por e dini si ka hyrë Amerika në dialog, se kanë shkuar njerëz prej Kosovës dhe Serbisë, dhe i kanë thënë hajde se e kemi marrëveshjen, e ata duke kujtuar që përnime ka marrëveshje kanë ardh, kur kanë ardh ka dalë që nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, sepse nuk jemi marrë vesh as me nda Kosovën, as në situata të tjera, dhe jo vetëm që e kanë marrë vesh që nuk kanë marrëveshje me Serbinë, por as mes veti nuk qenkan marrë vesh”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, “Trepça” apo Ujmani.
“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët, Evropa po na thotë ne çka jepni ju për marrëveshje, por hala nuk ka dhënë asgjë Evropa vet për marrëveshje, as Berlini, as Parisi, as këta që po na bëjnë presion hiqeni taksën nuk kanë shti diçka në lojë, çka munden me shti ata, afatin kohor, me caktu vitin, datën, me thënë nëse mirreni vesh këtë vit hyni në BE të dytë, për shembull vitin 2022. Me thënë këtë Evropa është ndryshe për Serbinë, por edhe për ne është interesant kjo”, tha ai.

Ai tha se elementi i dytë janë të drejtat e pakicave që jetojnë në të dy anët, ndërsa elementi i tretë janë marrëdhëniet ekonomike. Para qytetarëve të Rahovecit, Haradinaj foli edhe për kufirin me Malin e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në 13 vjet ka një ndryshim…