Haradinaj: Dua ta zhvillojë Istogun

15 dhjetor 2017 | 19:34

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në tubimin e përmbylljes së fushatës zgjedhore në Istog, ka thënë se i vjen mirë që të gjitha partitë janë bashkuar për të ndryshuar qeverisjen e keqe të LDK-së në këtë komunë.

“Kjo ka ndodhur për shkak se ata e kanë një zor. Nëse vazhdohet me këtë qeverisje, veç hargjohet Istogu”, u shpreh Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se pas zgjedhjeve të së dielës do të vijë më shpesh për vizitë në këtë komunë, së bashku me ministrat e tij. “Sa herë të vijnë do të kenë nga një projekt për komunën e Istogut”, deklaroi Haradinaj, para simpatizantëve të mbledhur në Shtëpinë e Kulturës.

Ai ka thënë se ditëve të fundit ka qëndruar në Istog dhe ka kaluar më shumë kohë më qytetarët e kësaj komune ku edhe është njoftuar për së afërmi me problemet e hallet e tyre.

“Unë këto ditë jam bërë i Istogut, kam kaluar më shumë kohë, e kam njohur më shumë. Kam pasur nderin që të qëndroj në disa familje dhe jam munduar që ta kuptoj çfarë po ndodhë në Istog. Kam takuar dhe komunitetin rom; kanë dërguar fjalë edhe serbët e Istogut, kemi me e votu Gani Dreshajn”, ka thënë Haradinaj.

Ai pret që të dielën, istogasit t’ia japin komunën e tetë për ta qeverisur AAK-së. “Nuk është gjithçka vetëm fitorja, por na jepni mundësinë me punu”, ka porositur ai.
Në vazhdim, Haradinaj e ka lavdëruar kandidatin e tyre, Gani Dreshaj.“Gania ka thënë se nuk e merr kerrin e Komunës, nuk e harxhoj paren e Komunës. Gania ka thënë se nuk shkon në dreka me paret e Komunës. Ky thotë e du Istogun se është vendi jem, dua ta zhvillojë”, u shpreh Haradinaj.

“Unë ia kam dhanë fjalën me nderu Istogun me nderu komunën e juaj. Mbi 60 milionë e kemi buxhetin e Kosovës për bujqësi; 8.8 milionë i jep BE-ja. Një pjesë e këtyre pareve ka me mbërri te ju, se e di që jeni njerëz punëtorë, e njerëz të mirë”.“Unë kam punuar me presidentin Rugova. Partia që ai e ka themeluar, LDK, është parti e madhe, shumica kemi qenë në LDK. Por shikoni si ia kanë pru punët fëmijëve të presidentit, a u kanë mirë me lanë djalin pa kurrgjë, pa send; për vete nuk janë pa kurrgjë”, u shpreh Haradinaj, i cili ishte bërë kryeministër në kohën e ish-presidentit Rugova. “Unë nuk jam korit me vlerat tona, të Kosovës. Unë e kam nderuar presidentin; do ta nderoj sot dhe do ta nderoj gjithë jetën, por jo për me fitu një votë”, ka thënë Haradinaj.

(EO)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaqir Totaj, kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), për…