Haradinaj e dekoron Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”

29 gusht 2018 | 12:14

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi Haradinaj e ka dekoruar Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”, si shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e dhenë për shtetin e Kosovës.

Kjo dekoratë i është dhënë Delawies me rastin e përfundimit të mandatit si ambasador.

Pasues i Delawies në këtë detyrë do të jetë Philip Kossnet, që është emëruar ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku…