Haradinaj: E dhimbshme ikja e hershme e Vjosa Berishës

23 qershor 2022 | 15:22

Regjisorja e njohur, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.

Për vdekjen e saj kanë reaguar persona të shumtë, duke përfshirë edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është e dhimbshme “ikja e hershme e regjisores Vjosa Berisha, grua e fuqishme me shumë pozitivitet dhe dashuri për jetën”.

Me këtë rast, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tone të ashpra, gjatë konferencës për medie pas samitit…