Çështja e liberalizimit të vizave, Rama: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri

23 qershor 2022 | 15:19

Me tone të ashpra, gjatë konferencës për medie pas samitit në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se ajo që po ndodh me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është një çmenduri dhe një turp.

“Një tjetër peng marrje është ajo e Kosovës. Është popullata e vetme në Evropë që nuk mund të lëvizë lirish. Imagjinojeni. Ata ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht. Dhe që kur u liruan, çlirimtarët e tyre nuk i lejojnë të lëvizin lirisht. Kjo është e turpshme.  Unë u thashë dhe ndihem i keqardhur që u ndjeva si të nevojshme, që Serbia është në realitet krejtësisht tjetër. Flasim për një vend ku popullariteti i Putinit është 80 për qind dhe opinioni nuk është i prirur të vrapojë drejt Brukselit, por jashtë çdo pritshmërie, edhe times, se sinqerisht nuk e prisja. Tri herë janë harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe perëndimin kundër Rusisë, duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga Këshillit i të drejtave të njeriut. Unë nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me kërkesat për sanksionet. Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufi jep efektin e kundërt! Dhe koston do ta ketë agjenda evropiane e Serbisë dhe popullate e rajonit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka…